Presidenti i Besa Famgas Enis Idrizi është ankuar publikisht pas humbjes nga Kastrioti në finalen e Kupës së Kosovës për hendboll.
Idrizi ka fajësuar gjyqtarët për humbjen, duke u ankuar që nuk janë “deleguar niveli më i lartë i mundshëm”.
“Finale e mirë, organizim i mirë nga KH Kastrioti dhe për këtë kanë respekt.
Po ajo që ndodhi në fushë sonte nuk ka lidhje me sport. Nga delegimi deri te referimi – kjo është turp për hendbollin në Kosovë. Vendime në momentet kyqe, pa asnjë standard, pa asnjë konsistencë, që e kanë ndryshu drejtpërdrejtë rrjedhën e lojës. Kjo nuk është gabim, kjo është diçka qe nuk guxon me u përsërit. Shtyrë nga kjo padrejtësi po shkruaj sot. Shumica e din që unë nuk reagoj – as kur kemi dominu, as kur jemi dëmtu shumë herë. Po kjo që ndodhi sonte nuk pranohet, as si klub e as personalisht”.
“Po flasim për klubin ma të trofeshëm në sportet kolektive pas luftës. Ky trajtim nuk është i pranueshëm. Kjo nuk është thjesht një finale e humbur – kjo është dëmtim i hapur i garës dhe i mundit te një ekipi që ka dhënë gjithçka në fushë”.
“Duhet me u dhanë përgjigje të qarta: si u bë delegimi? Kush e mori këtë vendim? Pse nuk u angazhu niveli më i mirë i mundshëm? Si është e mundur që njerëz me përvojë ndërkombëtare, që dje janë në gjysmefinale të kupave evropiane, mos me qenë pjesë e kësaj finale? A nuk kane qenë pjesë e “kalkulimeve”?
“Kjo situate krijon një perceptim shumë të rëndë për krejt procesin. Nëse ka mbet edhe 1 pikë përgjegjesi dhe moral, duhet me u marr masa ndaj krejt aktereve që kanë qenë pjesë e kësaj. Heshtja në këtë rast është bashkëfajësi.
“Presim reagim dhe veprim konkret nga Federata e Hendbollit të Kosovës. Jo fjalë, po vendime.
“KH Besa Famgas sot ka tregu karakter. Djemt kane luftu si burra deri ne fund dhe kjo nuk na merret kurrë.
“Kupat mund të merren, po historia nuk vidhet kurrë. Ajo që u bë sonte ndaj klubit edhe ndaj meje si President është e rëndë, po nuk na thyen – na bën më të fortë dhe më të qetë.
Faleminderit secilit qe sonte me ka shkru e ka qëndru me ne. Kjo mbështetje tregon kush jemi.
Na nuk heshtim. Kur cenohet drejtësia, ne reagojmë. Dhe kështu ka me vazhdu”, deklaroi ai./Telegrafi/






