Kica-Xhelili ironizon me VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803353-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kica-Xhelili ironizon me VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1366" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803353-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kica-Xhelili ironizon me VV-në: Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorante" loading="lazy"></p>Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka ironizuar me Vetëvendosjen duke kujtuar deklaratat e dhëna se familjarët janë veç për dasma. Ajo shkruan se përveçse familjarët nuk i kanë veç për dasma, sipas saj VV tani dëshiron që votat e mërgatës t’i cojnë në restorante. Postimi i plotë: Përveç që familjarët s’i kanë më veç</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka ironizuar me Vetëvendosjen duke kujtuar deklaratat e dhëna se familjarët janë veç për dasma.
Ajo shkruan se përveçse familjarët nuk i kanë veç për dasma, sipas saj VV tani dëshiron që votat e mërgatës t’i cojnë në restorante.
Postimi i plotë:
Përveç që familjarët s’i kanë më veç për dasma, edhe votat e mërgatës duan t’i qojnë në restorane. Imagjinoni, gjithë kjo zhurmë e VV-së, veç pse PZAP nuk i la që:
1. Përveç ambasadave e konsulatave, të votohet nëpër restorane e lokale militantësh, pa kurrfarë sigurie.
2. Të dërgohen fletëvotimet me e-mail (e pastaj ata t’i printojnë me dhjetëra e t’i mbushin para televizioneve sikurse kemi pasur raste që sot trajtohen nga prokuroria), por fletëvotimi t’i shkoj direkt në adresë nga shteti.
Kur jemi te manipulimet me vota, që thojnë, “mos e vet se t’kallxon vet”.
O, mërgata do të votojë MASOVIKISHT, sikurse ka bërë gjithmonë. Disa do të vijnë, disa në ambasada e disa me postë. Por harrojeni që do t’ua lëmë juve mundësinë t’i fabrikoni e kontrabandoni votat e tyre, sikurse dukshëm paskeni bërë deri tani.