Kendall Jenner reagon ndaj spekulimeve për orientimin e saj: Nuk jam lezbike

Magazina

Kendall Jenner ka folur hapur për thashethemet se është lezbike, të cilat e kanë shoqëruar prej vitesh. Në episodin e së enjtes të emisionit The Kardashians, modelja iu drejtua spekulimeve se ajo dhe kolegia e saj, modelja Cara Delevingne, mund të kenë pasur një marrëdhënie më shumë se miqësore. “Ne kemi qenë shoqe për një […]

Madhësia e shkronjave

Kendall Jenner ka folur hapur për thashethemet se është lezbike, të cilat e kanë shoqëruar prej vitesh. Në episodin e së enjtes të emisionit The Kardashians, modelja iu drejtua spekulimeve se ajo dhe kolegia e saj, modelja Cara Delevingne, mund të kenë pasur një marrëdhënie më shumë se miqësore.

“Ne kemi qenë shoqe për një kohë të gjatë, tashmë prej 11 ose 12 vitesh. Ajo më mori nën kujdesin e saj, në njëfarë mënyre, dhe më bëri të ndihesha e sigurt dhe e mirëpritur në botën e modelingut”, u shpreh modelja 30-vjeçare.

“Duhet ta sqarojmë këtë. Kjo ndodh për shkak të dashurisë që kemi për njëra-tjetrën. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit mendojnë se jam lezbike”, tha Jenner për miqësinë e saj me Delevingne, përpara se të sqaronte prerazi: “Nuk jam.”

Megjithatë, ndonëse mohoi tërheqjen ndaj grave, Jenner la të kuptohej se nuk do ta përjashtonte mundësinë për t’u argëtuar me një vajzë.

Ajo foli për thashethemet rreth seksualitetit të saj në një kohë kur po përflitet për një romancë të re me aktorin e serialit Euphoria, Jacob Elordi, 29 vjeç. Aktori u pa duke reaguar ashpër ndaj fotografëve gjatë udhëtimit të tyre në Paris në shtator.

Jenner pranoi se ekzistojnë spekulime se ajo dhe Delevingne kanë qenë në një lidhje në të kaluarën.

“Ekziston patjetër një thashethem se unë dhe Cara kemi qenë bashkë, apo diçka e tillë, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ajo.

“Jo se do të kisha ndonjë problem të isha në një lidhje me Carën, por ne kemi qenë gjithmonë shoqet më të mira”, sqaroi Jenner.

“E dua Carën. Ajo është si motra ime dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë”, vijoi modelja, duke shtuar: “Sa për ta bërë të qartë, mendoj se të jesh lezbike do të ishte diçka argëtuese dhe e mrekullueshme.”

Modelja e njohur e pasarelave tha gjithashtu se të qenit lezbike do të ishte “argëtuese dhe më e lehtë” sesa të ishe heteroseksuale, pasi, sipas saj, “burrat janë të tmerrshëm”.

“Meqë ra fjala, nuk kam asgjë kundër të bërit seks me Carën. Thjesht, nuk kam pasur kurrë dëshirë të kem marrëdhënie seksuale me gra”, përfundoi Jenner.

Komentet