Ka të dashur jashtë – Vanesa shkëmben puthjen e parë me Indrin në Ferma VIP

Magazina

Një nga çiftet që ka tërhequr më shumë vëmendje kohët e fundit në Ferma VIP, Indri dhe Vanesa, duket se kanë hedhur një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Pas afrimitetit dhe thashethemeve të shumta, ata kanë ndarë puthjen e parë gjatë një feste të organizuar në ambientet e fermës. Pamjet që po qarkullojnë […]

Madhësia e shkronjave

Një nga çiftet që ka tërhequr më shumë vëmendje kohët e fundit në Ferma VIP, Indri dhe Vanesa, duket se kanë hedhur një hap të ri në marrëdhënien e tyre.

Pas afrimitetit dhe thashethemeve të shumta, ata kanë ndarë puthjen e parë gjatë një feste të organizuar në ambientet e fermës.

Pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale i tregojnë të dy duke shijuar atmosferën festive nën tingujt e muzikës, të veshur në stil “country” dhe në shoqërinë e banorëve të tjerë.

Teksa vallëzonin të përqafuar, ata u afruan edhe më shumë dhe shkëmbyen një puthje që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Ky moment shihet si një pikë kthese në raportin e tyre, sidomos duke pasur parasysh se pak ditë më parë Vanesa kishte folur hapur për ndjenjat e saj në dhomën e “Agait”.

Ajo kishte treguar se po përjetonte një ngarkesë emocionale dhe madje kishte kërkuar falje ndaj partnerit të saj jashtë lojës, duke lënë të kuptohej se situata për të nuk ishte e lehtë.

Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë se ndjenja mes saj dhe Indrit ka qenë më e fortë se dilemat që e shoqëronin.

Afrimiteti i tyre tashmë duket se ka kaluar përtej një miqësie të thjeshtë. /Telegrafi/