Juela Nikolli ka reaguar pas një pankarte që Shëndrit Lumi ka bërë në Big Brother VIP Albania 5 për Ditën e Gruas.
Ai kishte të shkruar, “Edukoni djemtë mos të bëhen vrasës”, gjë që e ka lidhur me një histori personale.
“Që partneri im ka dhënë jetën për histori të tillë sepse ka pasur një motër për shumë vite të dhunuar nga ish burri i saj, e kam përjetuar në mënyrë indirekte dhe nuk ka gjë më të trishtë të shohësh një femër që është dhunuar për vite në një mënyrë të tillë’, ka thënë ajo.
Foto: Instagram
Tutje shtoi: “Në qoftëse do me i heq dinjitetin një femre, dhuna është gjëja e fundit që duhet të merret në konsideratë. Mënyra se si e ke shkruar lë hapësirë për keqinterpretime”.
Juela ka ndarë historinë e trishtë në fillim të Big Brother-it, për rastin që kishte me të fejuarin e saj.






