Zhvillime të reja raportohen lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, rast që tronditi opinionin publik më 25 tetor.
Fillimisht, Alberti kishte komunikuar me policinë duke shprehur tone kërcënuese se ” I gjallë nuk do të dorëzohet”…
Por më vonë raportohet se i dyshuari është lokalizuar dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, por paraprakisht ka kërkuar të bisedojë me familjarët e tij.
Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke kërkuar dhjetë minuta kohë për të folur me familjen para se të dorëzohet.
“Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, raportohet të ketë qenë kërkesa e tij.
I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt me mesazhe kërcënuese policisë: I gjallë nuk dorëzohem…
Sipas këtyre informacioneve, pritet që vetëdorëzimi i të dyshuarit të ndodhë së shpejti, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar se ai është dorëzuar apo arrestuar.
Ky zhvillim vjen pas raportimeve se Sylaj ishte parë mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht informacionet e fundit lidhur me lokalizimin dhe vetëdorëzimin e mundshëm të tij.