Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë në shtator

Rajon

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në raportin për muajin shtator, ka raportuar se në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të depozitave dhe aktiviteteve kreditore, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak. “Aktiviteti kreditues, në shtator, shënoi një rritje mujore prej 1.3 % dhe rritje vjetore 14.1 %. Rritja është e pranishme në të dy sektorët, […]

Madhësia e shkronjave

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut në raportin për muajin shtator, ka raportuar se në Maqedoninë e Veriut kemi rritje të depozitave dhe aktiviteteve kreditore, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak.

“Aktiviteti kreditues, në shtator, shënoi një rritje mujore prej 1.3 % dhe rritje vjetore 14.1 %. Rritja është e pranishme në të dy sektorët, ku familjet japin një kontribut më të madh në baza mujore, ndërsa në baza vjetore kontributi është më i theksuar në sektorin e korporatave”, raportoi Banka.

Në pjesën e depozitave, kemi rritje për 0.4 përqind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa 9.2 % në krahasim me atë vjetor, ku rritje më e madhe është te sektori i “amvisërive”.

Qytetarët vazhdojnë të përdorin më së shumti kredinë konsumuese dhe atë të banimit.

Komentet