Jasir Asani i shpëton luftës – Lojtari i Kombëtares shqiptare largohet nga Irani

Sport

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825476-jasir-asani-i-shpeton-luftes-lojtari-i-kombetares-shqiptare-largohet-nga-irani.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="jasir-asani-i-shpeton-luftes-–-lojtari-i-kombetares-shqiptare-largohet-nga-irani" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825476-jasir-asani-i-shpeton-luftes-lojtari-i-kombetares-shqiptare-largohet-nga-irani.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="jasir-asani-i-shpeton-luftes-–-lojtari-i-kombetares-shqiptare-largohet-nga-irani" loading="lazy"></p>Dëshirën e kishte të madhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit. Jasir Asani po e tregonte veten këtë sezon në Iran dhe në Azi, e madje i lejoi vetes të kritikonte vendimin e autoriteteve për të luajtur ndeshjet e kampionatit pa tifozë që pas protestës e dhunës që shkaktoi mijëra të vrarë. Ajo shpresë tashmë është</div>

Madhësia e shkronjave

Dëshirën e kishte të madhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit. Jasir Asani po e tregonte veten këtë sezon në Iran dhe në Azi, e madje i lejoi vetes të kritikonte vendimin e autoriteteve për të luajtur ndeshjet e kampionatit pa tifozë që pas protestës e dhunës që shkaktoi mijëra të vrarë.
Ajo shpresë tashmë është shuar, për një kohë të pacaktuar, dhe vetë ylli i kombëtares shqiptare u detyrua ta braktiste Iranin. Burime pranë stafit të kombëtares në Federatën Shqiptare të Futbollit pohojnë se Asani është larguar nga vendi i madh aziatik besohet për në Turqi, e më pas duhet të vazhdojë jetën deri në një vendim të dytë.
Ai madje botoi edhe një mesazh në rrjetet sociale ku lajmëronte se ishte mirë dhe shprehu shpresën se ndjekësit e tij, kryesisht tifozët e Esteglalit, do të ishin mirë në vendin e tyre të mrekullueshëm. Më herët, mediat në Iran kishin shkruar se klubet e Ligës Profesioniste dhe të tjerët kishin vendosur t’i nxirrnin nga vendi futbollistët e huaj për të mos rrezikuar jetën e shëndetin gjatë një lufte të ashpër./insajderi