Jackie Apostel, partnerja e Cruz Beckham, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë personal, duke shënuar dyvjetorin e operacionit të saj në shtyllën kurrizore.
Kompozitorja braziliane publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet me shpinë nga kamera, duke ekspozuar shenjën e ndërhyrjes kirurgjikale dhe duke shkruar: “Plagët e tua janë seksi”.
30-vjeçarja, e cila vuan nga skolioza, iu nënshtrua dy vite më parë një operacioni të plotë për stabilizimin e shtyllës kurrizore, shkruan DailyMail.
Në përshkrimin e fotografisë ajo u shpreh: “Sot, dy vjet më parë, bëra bashkimin e plotë të shtyllës kurrizore. Nuk jam ndjerë kurrë më mirë dhe e duam shumë këtë shenjë të bukur. Thjesht pak konsumim”.
Jackie e publikoi këtë mesazh ndërsa ndodhej në Miami së bashku me familjen Beckham. Ajo u pa në stadiumin e Inter Miami në shoqërinë e David dhe Victoria Beckham, partnerit të saj Cruz, si edhe Romeos.
Një vit më parë, Apostel kishte folur hapur për periudhën e vështirë pas operacionit, duke e përshkruar rikuperimin si një sfidë të madhe fizike dhe psikologjike.
Ajo tregoi se mbështetja e Cruz dhe e njerëzve të afërt ishte vendimtare për ta përballuar atë periudhë, duke theksuar se dashuria dhe kujdesi që mori e ndihmuan të rikthehej gradualisht në jetën dhe punën e saj. /Telegrafi/






