Portieri spanjoll, Sergio Rico, një ish-lojtar i Sevillas, Paris Saint-Germain dhe Fulham, dhe familja e tij ishin viktima të një grabitjeje të dhunshme të armatosur në shtëpinë e tyre pranë Sevillas.
Pesë persona të maskuar hynë me forcë në shtëpi ndërsa familja po darkonte, duke lidhur futbollistin dhe duke kërcënuar gruan e tij, influencuesen Alba Silva, para dy fëmijëve të tyre të vegjël.
Sulmi ndodhi të hënën rreth orës 22:00 në qytetin Bollullos de la Mitacion. Sipas mediave spanjolle, njëri nga hajdutët i mbajti një armë në kokë nënës së gruas së Ricos, ndërsa të tjerët kontrolluan shtëpinë.
Sergio Rico ha sido víctima de un atraco violento en su casa de SevillaCinco encapuchados irrumpieron en el domicilio y ataron a la familia durante el atraco https://t.co/5IYb3bTKmZ
— RTVEAndalucía (@RTVEAndalucia) October 21, 2026
Vajza e tyre dyvjeçare Carla, djali tre muajsh Sergio dhe një pastruese ishin gjithashtu brenda. Grabitësit vodhën para, bizhuteri dhe çanta firmato, dhe vlera totale e sendeve të vjedhura nuk dihet ende.
Rico dhe familja e tij e raportuan sulmin në polici, e cila nisi një hetim. Sipas informacionit të disponueshëm deri më tani, askush nuk është arrestuar. Gruaja e tij, Alba Silva, shkroi në Instagram, ku ka më shumë se 255,000 ndjekës, për të përshkruar sa e tronditur ishte nga ngjarja.
“Jam ende në shok pas gjithçkaje që ndodhi, nuk kam fjalë. Por e vetmja gjë që ka vërtet rëndësi është se, falë Zotit, familja jonë është shëndoshë e mirë. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj”, shkroi ajo.
🚨 𝗡𝗘𝗪: Former PSG and Fulham goalkeeper Sergio Rico and his family have been victims of a TERRIFYING ARMED ROBBERY at their home near Seville!FIVE MASKED ROBBERS reportedly smashed through the front door while Rico was having dinner with his family.The goalkeeper was TIED UP, while his wife Alba Silva was threatened in front of their two young children, including their THREE-MONTH-OLD BABY.One of the attackers reportedly even PUT A GUN TO THE HEAD of Rico’s mother-in-law while the others searched the house.The robbers escaped with cash, jewellery and designer handbags.Rico has confirmed that the attackers were extremely violent but denied reports that he was seriously beaten.His wife later wrote:“I’m still in shock after what happened. I am without words. But the only really important thing is that, thanks to God, OUR FAMILY IS SAFE.”Police are investigating the incident, with no arrests reported so far.
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) October 21, 2026
Rico nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në mediat sociale, por ka folur me gazetarët spanjollë. Ai konfirmoi se sulmuesit ishin jashtëzakonisht të dhunshëm, por mohoi raportet se ishte rrahur rëndë gjatë grabitjes.
Ndryshe, Rico e filloi karrierën e tij te Sevilla. Ai fitoi Ligën e Evropës me klubin andaluzian në vitet 2015 dhe 2016, dhe u huazua te skuadra angleze Fulham në vitin 2018. Një vit më vonë, ai iu bashkua PSG-së, fillimisht si huazim, përpara se të nënshkruante një kontratë shumëvjeçare.
“Kam humbur 20 kg, por po kthehem. Mezi pres të luaj”, portieri Rico flet për situatën e tij
Me klubin parisien, ai fitoi tre tituj kampionë francezë dhe disa kupa vendase. Gjatë kohës së tij në PSG, ai kaloi gjysmë sezoni në huazim te Mallorca. Ai gjithashtu bëri një paraqitje për ekipin kombëtar spanjoll. Pasi u largua nga Parisi në vitin 2024, ai u bashkua me ekipin katarian Al-Gharafa, të cilin e la në verën e vitit 2026, dhe aktualisht është pa klub.
Portieri spanjoll i mbijetoi një aksidenti të rëndë gjatë kalërimit në vitin 2023, kur pësoi lëndime të rënda në kokë. Ai qëndroi në koma për gati tre javë dhe, pas një periudhe të gjatë trajtimi dhe rikuperimi, arriti të rikthehej në futbollin profesionist. Sulmi i fundit është një tjetër ngjarje e vështirë në jetën e tij personale. /Telegrafi/
