Ish-kapiteni i kombëtares angleze, Steven Gerrard, beson se Harry Kane mund të jetë futbollisti më i mirë anglez në histori.
Ai e bëri deklaratën katër ditë para dhënies së Topit të Artë, për të cilin sulmuesi i Bayern Munichut është një nga favoritët kryesorë, së bashku me Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.
“Sipas mendimit tim, Harry Kane është padyshim lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave”, ka thënë Gerrard për TNT Sports.
The ultimate compliment for Harry Kane? 🏴 https://t.co/WC2Wdad9Aq
— BBC Sport (@BBCSport) October 22, 2026
Gerrard nuk është ish-lojtari i parë ndërkombëtar që e vendos Kane në kulmin e lojës së tij. Wayne Rooney i tha podkastit The Overlap në vitin 2024 se e konsideronte sulmuesin 33-vjeçar lojtarin më të madh në historinë e Anglisë.
Ndryshe, Kane shënoi 73 gola në 65 ndeshje për Bayernin dhe Anglinë sezonin e kaluar. Vetëm Lionel Messi, i cili shënoi 82 gola për Barcelonën dhe Argjentinën në sezonin 2011/12, ka një sezon më të mirë.
A e zbuloi Bayerni fituesin e Topit të Artë me këtë njoftim?
Ai fitoi tre trofe në Gjermani me Bayernin dhe në gusht iu dha Këpuca e Artë si golashënuesi më i mirë i Evropës, i dyti i karrierës së tij pas atij që fitoi në sezonin 2023/24.
Ai e vazhdoi formën e tij edhe në sezonin e ri. Në një fitore 7-0 ndaj Union Berlin më 18 shtator, ai arriti golin e tij të 100-të në Bundesligë në vetëm ndeshjen e tij të 98-të. /Telegrafi/
