Iraola e ka gjetur formulën për Isakun, suedezi zbulon arsyen: Më përshtatet absolutisht

Sport

Alexander Isak ka zbuluar se stili i ri ofensiv i Liverpoolit, nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola, i përshtatet në mënyrë ideale. Sulmuesi suedez tha se i pëlqen veçanërisht mënyra se si skuadra kalon shpejt në sulm dhe shfrytëzon kundërsulmet, duke e konsideruar këtë një element që përputhet edhe me identitetin e Liverpoolit. “Absolutisht, më […]

Madhësia e shkronjave

Alexander Isak ka zbuluar se stili i ri ofensiv i Liverpoolit, nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola, i përshtatet në mënyrë ideale.

Sulmuesi suedez tha se i pëlqen veçanërisht mënyra se si skuadra kalon shpejt në sulm dhe shfrytëzon kundërsulmet, duke e konsideruar këtë një element që përputhet edhe me identitetin e Liverpoolit.

“Absolutisht, më përshtatet. Më pëlqen fakti që kundërsulmojmë dhe sulmojmë kur skuadra është e organizuar mirë. Në të njëjtën kohë, kjo më duket paksa si identiteti i Liverpoolit – gjithmonë në kërkim të sulmit dhe shfrytëzimit të kundërsulmeve. Prandaj, mendoj se ky stil na përshtatet të gjithëve”, u shpreh Isak.

27-vjeçari theksoi gjithashtu se atmosfera në skuadër është pozitive, pavarësisht ndryshimeve të shumta gjatë verës.

“Ndjehem mirë. Kemi një trajner të ri dhe disa lojtarë të rinj, ndërsa e kemi nisur sezonin në mënyrë të mirë. Prandaj, ndihemi pozitivë dhe mezi presim atë që na pret”, shtoi ai.

Isak ishte protagonist në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Ipswich Town të premten, duke realizuar të dy golat e takimit. Të dyja golat erdhën pas asistimeve të Cody Gakpos.

Me formën e mirë të treguar që në fillim të sezonit, Isak duket se është përshtatur shpejt me filozofinë e re taktike të Iraolës, duke u shndërruar në një nga pikat kryesore të repartit ofensiv të Liverpoolit. /Telegrafi/