Instituti “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Nacionale

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) kanë nënshkruar të enjten në Tiranë një Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e hulumtimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushat e gjeopolitikës dhe sigurisë. Drejtori i “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy instituteve përmes projekteve […]

Madhësia e shkronjave

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) kanë nënshkruar të enjten në Tiranë një Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e hulumtimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushat e gjeopolitikës dhe sigurisë.

Drejtori i “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy instituteve përmes projekteve kërkimore dhe aktiviteteve me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë.

Sipas tij, bashkëpunimi do të përqendrohet në dezinformimin gjeopolitik, operacionet e ndikimit dhe narrativat strategjike.

Fetoshi ka theksuar se synimi është edhe zhvillimi i një platforme për dialog rajonal dhe forcimi i qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride.

Ai ka falënderuar Prof. Dr. Arian Starovën dhe Prof. Dr. Albert Rakipin për mbështetjen dhe pritjen, si dhe për diskutimet lidhur me sfidat gjithnjë e më komplekse të sigurisë.

Fetoshi është shprehur i bindur se bashkëpunimi me drejtoreshën e AIIS-it, Alba Çela, do të kontribuojë në ndërtimin e një kornize për përgjigje më efektive ndaj sfidave që lidhen me demokracinë dhe orientimin euro-atlantik. /Telegrafi/