IKD njofton se KQZ ia refuzoi akreditimin: U bë arbitrarisht, krijon dyshime serioze për politizim dhe ndërhyrje në zgjedhje

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806151-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="IKD njofton se KQZ ia refuzoi akreditimin: U bë arbitrarisht, krijon dyshime serioze për politizim dhe ndërhyrje në zgjedhje" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806151-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="IKD njofton se KQZ ia refuzoi akreditimin: U bë arbitrarisht, krijon dyshime serioze për politizim dhe ndërhyrje në zgjedhje" loading="lazy"></p>Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka refuzuar akreditimin IKD’së për monitorimin e zgjedhjeve, vendim të cilin, ky institut e ka cilësuar si ‘’arbitrar’’. Në reagim thuhet se, vendimi për refuzimin e aplikimit të IKD-së nuk përmban arsyetim të qartë dhe të detajuar, duke e bërë të pamundur</div>

Madhësia e shkronjave

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia ka refuzuar akreditimin IKD’së për monitorimin e zgjedhjeve, vendim të cilin, ky institut e ka cilësuar si ‘’arbitrar’’. Në reagim thuhet se, vendimi për refuzimin e aplikimit të IKD-së nuk përmban arsyetim të qartë dhe të detajuar, duke e bërë të pamundur verifikimin e bazës ligjore të vendimit si dhe mungon e drejta e informimit lidhur me këshillën juridike për ta kundërshtuar këtë vendim.
Nga IKD thuhet edhe se, vendimi i Zyrës së KQZ-së e keqintepreton Ligjin për Zgjedhjet si dhe, sipas tyre,  shkel standardet ndërkombëtare.
‘’ Instituti i Kosovës për Drejtësi njofton publikun se do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat administrativë dhe ligjorë për të kundërshtuar një vendimmarrje të tillë, në mënyrë që të garantojë të drejtën e saj por edhe çdo organizate jo-qeveritare për të kontribuar në procesin zgjedhor dhe për të mbrojtur standardet demokratike në vend’’, thuhet në reagim.