Zjarr i madh në një anije pranë brigjeve të Socchit të Rusisë.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një anije pranë brigjeve të qytetit rus të Socchit, ndërsa flakët dhe tymi janë parë nga një distancë e konsiderueshme.

Dëshmitarët kanë raportuar se anija është përfshirë nga zjarri në det, ndërsa ende nuk është bërë e qartë nëse bëhet fjalë për një cisternë apo një anije transporti mallrash.
Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, raportojnë mediat e huaja.
Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima apo persona të lënduar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me incidentin dhe nëse zjarri paraqet rrezik për zonat bregdetare të Socchit. /Telegrafi/





