Hoxha thotë se PDK e ka pasur Hamzën si administrator, jo si lider

Nacionale

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka pasur Bedri Hamzën më shumë si administrator sesa si lider, duke mos ia respektuar plotësisht lidershipin. Duke komentuar dorëheqjen e Hamzës në emisionin Debat Plus, Hoxha tha se PDK-ja duhet të vendosë nëse dëshiron të krijojë një lider që do ta […]

Madhësia e shkronjave

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka pasur Bedri Hamzën më shumë si administrator sesa si lider, duke mos ia respektuar plotësisht lidershipin.

Duke komentuar dorëheqjen e Hamzës në emisionin Debat Plus, Hoxha tha se PDK-ja duhet të vendosë nëse dëshiron të krijojë një lider që do ta udhëheqë partinë në përballjen politike me kryeministrin Albin Kurti, apo të vazhdojë me një figurë që kryesisht shërben për ta mbajtur partinë të bashkuar.

Sipas tij, Hamza nuk ishte lider i dobët, por kapaciteti i tij për të krijuar kohezion dhe për ta mbajtur partinë të bashkuar duket se ka qenë më i vlerësuar sesa lidershipi i tij politik.

“Unë nuk konsideroj që Hamza ishte lider i dobët”, tha Hoxha.

Ai theksoi se një parti politike e ka të vështirë të përparojë pa një lider të qartë, duke shtuar se PDK-ja nuk mund të funksionojë me dy figura që pretendojnë të jenë liderë.

“Partitë që nuk e kanë një lider e kanë shumë vështirë me pasë progres”, u shpreh ai.

Hoxha përmendi edhe Kadri Veselin, duke thënë se, sipas vlerësimit të tij, as Veseli nuk ka qenë lideri i vetëm i PDK-së.

Ai vlerësoi se tashmë partia duhet të vendosë nëse do të zgjedhë një lider që merr përgjegjësi dhe e çon përpara subjektin politik, apo një administrator që pret zhvillimet, pa marrë rolin e një udhëheqësi të mirëfilltë politik.

Komentet