“Liverpooli do të sfidojë për titullin e Ligës Premier”, ish-ylli francez bën parashikimin

Sport

Liverpooli nuk duhet të heqë dorë nga shpresa për të fituar Ligën Premier këtë sezon, sipas ish-sulmuesit të Reds, Djibril Cisse, i cili beson se Brighton mund të dalë gjithashtu si pretendent befasues për titull. Skuadra e Andoni Iraolës ka fituar tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke u ngjitur në vendin e […]

Madhësia e shkronjave

Liverpooli nuk duhet të heqë dorë nga shpresa për të fituar Ligën Premier këtë sezon, sipas ish-sulmuesit të Reds, Djibril Cisse, i cili beson se Brighton mund të dalë gjithashtu si pretendent befasues për titull.

Skuadra e Andoni Iraolës ka fituar tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke u ngjitur në vendin e pestë në ligë pas një fitoreje të vështirë 2-1 ndaj Brentfordit.

“Mendoj se këtë vit kemi një shans të vërtetë për të fituar titullin e Ligës Premier, së bashku me Arsenalin dhe Manchester Cityn”, ka thënë fillimisht Cisse.

Francezi gjithashtu e krahasoi fillimin mbresëlënës të Brighton me edicionin e famshëm të Leicester City për fitimin e titullit në sezonin 2015-16, duke paralajmëruar se “Pulëbardhat” mund të bëhen pretendentë seriozë nëse e mposhtin Liverpoolin.

Cisse gjithashtu mbështeti Florian Wirtz për të rizbuluar formën e tij më të mirë, duke e përshkruar gjermanin si një “lojtar fantastik”, talenti i të cilit mbetet i paçmuar për Liverpoolin. /Telegrafi/

Komentet