Hiqen vizat mes Bahamas dhe Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815286-hiqen-vizat-mes-bahamas-dhe-kosoves.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="hiqen-vizat-mes-bahamas-dhe-kosoves" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815286-hiqen-vizat-mes-bahamas-dhe-kosoves.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="hiqen-vizat-mes-bahamas-dhe-kosoves"></p>Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sapo është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Gërvalla e ka cilësuar këtë si hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Njohja nga ky shtet erdhi para një muaji.</div>

Madhësia e shkronjave

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se sapo është nënshkruar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.
Gërvalla e ka cilësuar këtë si hap në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. Njohja nga ky shtet erdhi para një muaji.
“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Gërvalla.