Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëfinaliste

Sport

Sot (e martë) në ambientet e zyrave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Skuadrat që tashmë kishin arritur kualifikimin në këtë fazë ishin Ballkani, Dukagjini, Ferizaj dhe Llapi. Për të arritur deri këtu, therandasit kishin eliminuar Gjilanin duke e mposhtur me rezultat minimal 2-1. Dukagjini […]

Madhësia e shkronjave

Sot (e martë) në ambientet e zyrave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Skuadrat që tashmë kishin arritur kualifikimin në këtë fazë ishin Ballkani, Dukagjini, Ferizaj dhe Llapi.

Për të arritur deri këtu, therandasit kishin eliminuar Gjilanin duke e mposhtur me rezultat minimal 2-1.

Dukagjini në anën tjetër kishte marrë një fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.

Llapi në ndërkohë luajti një ndeshje spektakolare në Podujevë ndaj Malishevës, duke arritur të sigurojë kualifikimin vetëm pas penalltive (4-2) pasi ndeshja në kohë të rregullt përfundoi baras rezultat 2-2.