Ermedin Demirovic ka qenë heroi i Stuttgartit në fitoren 3-1 ndaj Vikingut në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi boshnjak realizoi të tre golat e skuadrës gjermane, duke kompletuar një het-trik në një ndeshje ku Stuttgart kontrolloi ritmin në pjesën më të madhe të takimit.
Demirovic e hapi serinë e golave në minutën e 20-të, kur realizoi me një volej spektakolar pas asistimit të Angelo Stillerit.
Vikingu reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 22-të përmes Zlatko Tripicit, por Demirovic goditi sërish. Në minutën e 26-të, ai realizoi për 2-1 me një goditje të fuqishme.
Het-trikun e kompletoi në minutën e 32-të, kur pranoi asistimin e Deniz Undavit dhe me goditje të parë e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.
Kështu, Demirovic e mbylli mbrëmjen me tre gola, ndërsa Stuttgart mori një fitore të rëndësishme në përballjen me Vikingun, ndërsa u bë edhe lojtari i parë i klubit gjerman që e arrin këtë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/






