Heidi Klum me fustan korseti dhe dantellë, Charli XCX me xhaketë lëkure, yjet prezantojnë stilin në Los Angeles

Magazina

Tapeti i kuq i edicionit të tretë të InStyle Imagemaker Awards 2026 u mbush me emra të njohur të muzikës, modës dhe kinemasë. Ceremonia u mbajt të enjten në një rezidencë private në Los Angeles, duke vënë në qendër jo vetëm personazhet e famshëm, por edhe stilistët dhe profesionistët që qëndrojnë pas imazhit të tyre. […]

Madhësia e shkronjave

Tapeti i kuq i edicionit të tretë të InStyle Imagemaker Awards 2026 u mbush me emra të njohur të muzikës, modës dhe kinemasë.

Ceremonia u mbajt të enjten në një rezidencë private në Los Angeles, duke vënë në qendër jo vetëm personazhet e famshëm, por edhe stilistët dhe profesionistët që qëndrojnë pas imazhit të tyre.

Heidi Klum, 53 vjeçe, u shfaq me një fustan në ngjyrë krem, të frymëzuar nga korseti dhe të zbukuruar me dantellë.

Modelja gjermane e kombinoi veshjen me një gjerdan diamanti dhe këpucë me taka nude me rripa. Gjatë ceremonisë, ajo i dorëzoi stilistit Law Roach çmimin për stilistin e vitit në kategorinë e femrave.

Charli XCX, 34 vjeçe, zgjodhi një kombinim më të guximshëm, me xhaketë të zezë lëkure të veshur pa bluzë poshtë, kravatë të verdhë dhe taka të zeza. Këngëtarja u stilua nga Chris Horan, me të cilin prezantoi çmimin Future of Fashion.

Ndërkohë, Megan Thee Stallion, 31 vjeçe, u paraqit me një kostum gri me tri pjesë, ku spikaste pelerina me shpatulla të theksuara dhe fundi me siluetë sirenë.

Reperja shfrytëzoi ceremoninë për të nderuar stilistin e saj të flokëve, Kellon Deryck.

Në mesin e të ftuarave ishte edhe Priyanka Chopra Jonas, 44 vjeçe, e cila zgjodhi një xhaketë rozë me dekolte të thellë dhe fund në të njëjtën ngjyrë. Aktorja u vlerësua me çmimin Woman of Impact.

Elizabeth Debicki u shfaq me një fustan të zi me shkëlqim dhe taka të zeza, ndërsa Julia Stiles zgjodhi një fustan të shkurtër me shpatulla të zbuluara dhe detaje të arta.

Ella Beatty u dallua me një fustan të kuq me thekë, ndërsa Lisa Rinna veshi një krijim të zi nga marka Abodi Transylvania, të dekoruar me elemente pasqyre. /Telegrafi/

Komentet