Haxhiu: Kushdo që ka probleme me seancën e sotme e ftoj t’i drejtohet Kushtetueses

Nacionale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu para nisjes së seancës konstituive e cila është thirrur për sot në ora 11:00 tha se e kanë ofruar pozitën e kryeparlamentarit partive tjera në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Duke folur për seancën e orës 11:00, ajo tha se kushdo që ka probleme me këtë […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu para nisjes së seancës konstituive e cila është thirrur për sot në ora 11:00 tha se e kanë ofruar pozitën e kryeparlamentarit partive tjera në mënyrë që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Duke folur për seancën e orës 11:00, ajo tha se kushdo që ka probleme me këtë rastin mund ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Kushdo që ka probleme me seancën e sotme, unë e ftoj t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Ajo ftoi partitë tjera që të jenë të pranishme në seancën konstituive dhe të bëhet përpjekje maksimale që të arrihet marrëveshje.

Sipas saj, duket se ka një përpjekje që vendi sërish të shkojë në zgjedhje, por siç tha ajo, kjo është gabim.

Ajo ka folur edhe për rastin e mbrëmshëm, ku dyert e seancës kanë qenë mbyllura.

“…Në rrethanat kur nuk ka pasur seancë të caktuar plenare, gjithnjë dyert e seancës plenare kanë qenë të mbyllura. Kjo është rregull prej që ekziston Kuvendi i Republikës së Kosovës… kushdo që thotë se janë mbyllur dyert e kuvendit për deputetët e opozitës nuk po e thotë të vërtetën”, tha ajo.

Sipas saj, derisa nuk ka pasur zyrtarisht seancë konstituive të thirrur administrata nuk e ka pasur obligim të jetë në Kuvend.

Ajo tha se nëse do të kishte 40 nënshkrime të protokoluara do të mbahej seanca. Tutje, Haxhiu tha se njoftim ka pasur, por jo nënshkrime të protokoluara. /Telegrafi/