Haradinaj për ftesën e Trumpit për Osmanin: Është lajm i mirë

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815528-haradinaj-per-ftesen-e-trumpit-per-osmanin-eshte-lajm-i-mire.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="haradinaj-per-ftesen-e-trumpit-per-osmanin:-eshte-lajm-i-mire" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815528-haradinaj-per-ftesen-e-trumpit-per-osmanin-eshte-lajm-i-mire.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="haradinaj-per-ftesen-e-trumpit-per-osmanin:-eshte-lajm-i-mire" loading="lazy"></p>Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lajm të mirë ftesën që Presidenti i Amerikës, Donald Trump i dërgoi Presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë Bordin e Paqes, e për cka thotë se kjo pjesëmarrje forcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv të paqes dhe stabilitet rajonal dhe global. “Është lajm i mirë</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lajm të mirë ftesën që Presidenti i Amerikës, Donald Trump i dërgoi Presidentes Vjosa Osmani për të marrë pjesë Bordin e Paqes, e për cka thotë se kjo pjesëmarrje forcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv të paqes dhe stabilitet rajonal dhe global.
“Është lajm i mirë ftesa e Presidentit Trump drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, veçanërisht në këto kohë tejet kritike për sigurinë globale. Pjesëmarrja e Kosovës dhe e Shqipërisë në Bordin e Paqes, si pjesëtare të një strukture ku marrin pjesë liderët e botës demokratike në përpjekje për ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump, është një dritare shprese për ne”, ka shkuar Haradinaj.
Ai më tej thekson se rikthimi i Kosovës si një partner i besueshëm dhe serioz i Shteteve të Bashkuara është jetik jo vetëm për garantimin e sigurisë kombëtare
“Kjo pjesëmarrje përforcon rolin e Kosovës si një faktor konstruktiv i paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global dhe krijon mundësi konkrete për riforcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, i cili ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e sigurisë, shtetndërtimit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës. Rikthimi i Kosovës si një partner i besueshëm dhe serioz i Shteteve të Bashkuara është jetik jo vetëm për garantimin e sigurisë kombëtare, por edhe për avancimin e interesave tona shtetërore, përfshirë integrimin euroatlantik, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit”, nënvizon ai.