Granit Xhaka thyen heshtjen në lidhje me transferimin e tij të mundshëm te Chelsea

Sport

Granit Xhaka ka bërë të qartë se i gjithë fokusi i tij është te Kupa e Botës, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Chelseat për ta transferuar. Mesfushori i Sunderlandit udhëhoqi Zvicrën si kapiten drejt një fitoreje të sigurt 2-0 ndaj Algjerisë në fazën e 1/16 së finales të premten, vetëm pak ditë pasi u raportua […]

Madhësia e shkronjave

Granit Xhaka ka bërë të qartë se i gjithë fokusi i tij është te Kupa e Botës, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të Chelseat për ta transferuar.

Mesfushori i Sunderlandit udhëhoqi Zvicrën si kapiten drejt një fitoreje të sigurt 2-0 ndaj Algjerisë në fazën e 1/16 së finales të premten, vetëm pak ditë pasi u raportua se ishte objektiv i klubit londinez.

Sipas talkSPORT, Chelsea ka paraqitur një ofertë fillestare prej rreth 9.3 milionë eurosh për Xhakën.

Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga Sunderlandi, i cili e ka cilësuar atë si “plotësisht të papranueshme”.

Raportimet shtojnë se “Macet e Zeza” nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë oferta të tjera për mesfushorin dhe nuk ndihen nën asnjë presion për ta shitur.

Trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso, thuhet se dëshiron të ribashkohet me Xhakën, me të cilin punoi për dy sezone te Bayer Leverkusen. Dyshja ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Bundesligës në mënyrë të pamposhtur në vitin 2024.

Pavarësisht spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së tij, Xhaka ka theksuar se nuk dëshiron të merret me çështje transferimi gjatë angazhimit me kombëtaren.

“Nuk është puna ime të flas për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për këtë kam menaxherët e mi. Unë dua të përqendrohem plotësisht te Kupa e Botës”, deklaroi Xhaka.

Xhaka e tregoi përqendrimin e tij edhe në fushë, duke luajtur të gjitha 90 minutat në fitoren 2-0 të Zvicrës ndaj Algjerisë, rezultat që i siguroi kombëtares së tij kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës./Telegrafi/