Grabitje e armatosur në Tërnoc, policia në kërkim të autorëve

Vendore

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Tërnoc, ku një qytetar, pronar i një argjendarie, është plaçkitur nën kërcënimin e armës.Sipas informacioneve nga policia, rasti ka shkaktuar shqetësim dhe është duke u trajtuar me prioritet nga organet e rendit.Autoritetet kanë dënuar ashpër këtë akt kriminal dhe kanë bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha […]

Madhësia e shkronjave

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Tërnoc, ku një qytetar, pronar i një argjendarie, është plaçkitur nën kërcënimin e armës.
Sipas informacioneve nga policia, rasti ka shkaktuar shqetësim dhe është duke u trajtuar me prioritet nga organet e rendit.
Autoritetet kanë dënuar ashpër këtë akt kriminal dhe kanë bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet hetuese dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në ndriçimin e rastit.

Si e vlerësoni këtë lajm?