MPB Maqedoni njofton se dje (10.06.2026) në orën 18:50, në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti për Policinë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria B.B. (26) nga Shkupi.
Më herët, rreth orës 18:20, në bul. “Aradhet Partizane”, ai me motoçikletën që drejtonte nuk ishte ndalur në shenjën e ndalimit të dhënë nga nëpunësit policorë të Departamentit për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup, të cilët ishin me motoçikleta, dhe kishte vazhduar lëvizjen.
“Shumë shpejt, pasi e kishin mbërritur motoçikletat policore, ai qëllimisht kishte goditur njërin prej tyre, me ç’rast të dy kishin rënë, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Gjatë rrëzimit, nëpunësi policor kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” për dhënien e ndihmës”.
“Pas masave të ndërmarra, ai është gjetur dhe arrestuar, ndërsa te ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe peshore digjitale. Gjithashtu është gjetur edhe një çantë me më shumë se 100 tableta që ai e kishte hedhur gjatë ikjes me motoçikletë. Personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.





