MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar pesë persona nga gjithsej gjashtë kallëzime për dhunë familjare.
“Mbrëmë (12.06.2026), në Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë e kanë privuar nga liria një 59-vjeçare nga një fshat i Strumicës. Sipas denoncimit, ajo më 11.06.2026 rreth orës 22:30 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht nusen e saj dhe nipin e mitur. Ajo është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Strumicë”.

“Më 11.06.2026 në orën 23:30 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria Q.I. (53) nga Gostivari, duke vepruar pas denoncimit paraprak se rreth orës 20:25 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht djalin e tij 30-vjeçar, dhe më pas me një mjet të mprehtë ka kërcënuar djalin dhe nënën e tij”.
“Më 11.06.2026, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria I.P. (35) nga Manastiri, pas denoncimit paraprak se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 34-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime.Më 11.06.2026 në orën 15:00, nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.S. (28) nga Velesi. Sipas kallëzimit të nënës së tij 48-vjeçare, ai ka ardhur në shtëpi, ka kërcënuar, ka dëmtuar një pjesë të orendive dhe ka ndjellë frikë te anëtarët e tjerë të familjes, duke mos respektuar aktvendimin e Gjykatës Themelore Veles për ndalim të kërcënimit, ngacmimit, telefonimit, kontaktimit ose komunikimit në çfarëdo mënyre me prindërit e tij, ndalim për t’u afruar në distancë më të afërt se 100 metra prej vendbanimit. Për rastin është njoftuar prokurori publik”.
“Më 11.06.2026 në orën 21:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.N. (39) nga Kumanova, pasi rreth orës 17:00 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë kohore ka qenë e maltretuar psikikisht dhe fizikisht nga i biri”.
“Më 11.06.2026 rreth orës 23:40 në SPB Shkup, një 41-vjeçare ka denoncuar se në rrethin e Shkupit është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj A.A”.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj kryerësve do të ngrihen kallëzime përkatëse.





