Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka thënë se po shkojnë që ta konstituojnë legjislaturën e XI-të të Kuvendit të Kosovës dhe se po përpiqen që të dalin nga një situatë që s’po i pëlqen askujt, aq më pak qytetarëve.
Gërvalla tha se është plot optimizëm që legjislatura e XI-të që pritet të konstituohet pas pak, do të jetë e zhvillimit të madh ekonomik dhe e reformës së thellë në drejtësi.

“Në këtë ditë kaq të bukur për demokracinë në vendin tonë, pas zgjedhjeve demokratike, zgjedhjeve parlamentare, sot do të shkojmë të konstituojmë kuvendin dhe të përpiqemi të dalim nga një situatë që s’i pëlqen askujt, aq më pak qytetarëve të Kosovës. Jam plot optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë dhe zhvillimeve të mira për vendin tonë, për qytetarët tanë dhe të gjithë në përgjithësi”, tha Gërvalla.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot për ta konstituuar legjislaturën e XI-të. /Kp//Telegrafi/





