Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit, themelohet Këshilli joformal i ish-kryetarëve

Rajon

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ish-kryetarët e Kuvendit. Në takimin e tretë me Tito Petkovskin, Nikolla Popovskin, Trajko Veljanoskin dhe Jovan Mitreskin, Gashi e nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për idenë, përkatësisht qëllimin e miratimit të Vendimit, kryetarët e Kuvendit […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ish-kryetarët e Kuvendit. Në takimin e tretë me Tito Petkovskin, Nikolla Popovskin, Trajko Veljanoskin dhe Jovan Mitreskin, Gashi e nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për idenë, përkatësisht qëllimin e miratimit të Vendimit, kryetarët e Kuvendit u informuan në dy takimet e mëparshme, të mbajtura më 21 tetor 2025 dhe 7 prill 2026.

“Qëllimi i themelimit të Këshillit, si trup këshillëdhënës dhe konsultativ joformal, është të sigurojë vazhdimësinë e kujtesës institucionale të Kuvendit; të avancojë praktikën parlamentare dhe demokracinë dhe të ofrojë mendime profesionale dhe këshillëdhënëse për çështjet me rëndësi për punën e Kuvendit”.

“Përveç kësaj, në takim u shkëmbyen mendime mbi çështjet e caktuara procedurale në punën e Kuvendit, çështjet që lidhen me digjitalizimin e punës së Kuvendit në kuadër të Strategjisë Nacionale për Digjitalizim, idenë e Bibliotekës së Kuvendit, si dhe çështjet e tjera aktuale me interes për punën e Kuvendit dhe çështjet me interes për shtetin”, thonë nga Kabineti i Gashit.