Galatasaray bën hapat e parë drejt transferimit të yllit të Real Madridit

Sport

Galatasaray ka hedhur hapat e parë për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Brahim Diaz, pasi ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit maroken. Kampionët e Turqisë po kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv pas afrimit të Lesley Ugochukwu dhe e kanë identifikuar Brahimin si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës. Sipas raportimeve, drejtuesit e […]

Madhësia e shkronjave

Galatasaray ka hedhur hapat e parë për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Brahim Diaz, pasi ka kontaktuar përfaqësuesit e futbollistit maroken.

Kampionët e Turqisë po kërkojnë të përforcojnë repartin ofensiv pas afrimit të Lesley Ugochukwu dhe e kanë identifikuar Brahimin si një nga objektivat kryesorë të afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me rrethin e lojtarit 26-vjeçar dhe pritet që gjatë kësaj jave të zhvillojnë kontakte edhe me Real Madridin për të mësuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, thuhet se kërkon një futbollist ofensiv me aftësi për të luajtur si numër 10, por edhe në të dy krahët e sulmit, një profil që përputhet me karakteristikat e Brahim Diazit.

Ish-futbollisti i Manchester Cityt dhe Milanit vlerësohet për driblimet, kreativitetin dhe aftësinë për të krijuar hapësira në zona të ngushta të fushës. Gjithashtu, polivalenca e tij i lejon të luajë në disa pozicione në repartin ofensiv.

Brahim Diaz u rikthye te Real Madridi pas një huazimi të suksesshëm te Milani, ku la përshtypje të mira, dhe që prej atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në rotacionin e skuadrës madrilene.

Reprezentuesi i Marokut vazhdon të jetë nën kontratë me Real Madridin në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ndërsa mbetet për t’u parë nëse klubi spanjoll do të pranojë të negociojë largimin e tij gjatë kësaj vere./Telegrafi/