Flick nuk e ka më në planet e tij, ylli i Barcelonës mund të përfundojë te Juventusi

Sport

Juventusi i është bashkuar garës për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Alejandro Balde, i cili mund të largohet nga blaugranasit gjatë afatit kalimtar të janarit. Sipas Diario Sport, situata e 22-vjeçarit në Barcelonë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa mundësitë e tij për të rikthyer një rol të rëndësishëm në skuadër duken të […]

Madhësia e shkronjave

Juventusi i është bashkuar garës për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Alejandro Balde, i cili mund të largohet nga blaugranasit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Diario Sport, situata e 22-vjeçarit në Barcelonë po bëhet gjithnjë e më e vështirë, ndërsa mundësitë e tij për të rikthyer një rol të rëndësishëm në skuadër duken të pakta.

Hansi Flick po preferon Joao Cancelon dhe Xavi Espartin në krahun e majtë, ndërsa Balde ka grumbulluar vetëm 12 minuta këtë sezon.

E ardhmja e tij mund të vendoset në javët e ardhshme, me Flickun që do ta ketë fjalën e fundit. Nëse situata nuk ndryshon, Balde mund të kërkojë një rrugëdalje nga Barcelona.

Për të interesohen gjithashtu Liverpooli dhe Manchester Unitedi, por 22-vjeçari nuk është i bindur për një transferim në Ligën Premier, gjë që i jep Juventusit një avantazh në garë.

‘Zonja e Vjetër’ është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë për shkak të dëmtimit të Andrea Cambiasos dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të Baldes në formë huazimi, me opsion blerjeje.

Juvetusi pritet ta monitorojë nga afër situatën e mbrojtësit të Barcelonës, ndërsa janari mund të sjellë një lëvizje të rëndësishme për të ardhmen e tij./Telegrafi/