Motoçiklistët marshuan nga Vërmica në Prishtinë “UÇK është liria jonë”

Nacionale

Motoristë nga vende të ndryshme i janë bashkuar sot marshit solidarizues “UÇK është Liria Jonë”, i organizuar nga Veteranët e UÇK-së – Zona Operative e Nerodimes dhe platforma “Liria Ka Emër”. Aktiviteti ka nisur në ora 10:00 nga Vërmica, prej nga motoçiklistët kanë udhëtuar drejt Prishtinës. Marshi mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim […]

Madhësia e shkronjave

Motoristë nga vende të ndryshme i janë bashkuar sot marshit solidarizues “UÇK është Liria Jonë”, i organizuar nga Veteranët e UÇK-së – Zona Operative e Nerodimes dhe platforma “Liria Ka Emër”.

Aktiviteti ka nisur në ora 10:00 nga Vërmica, prej nga motoçiklistët kanë udhëtuar drejt Prishtinës.

Marshi mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.