Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

Magazina

Christina Aguilera postoi një foto në Instagram që tërhoqi shumë vëmendjen e ndjekësve të saj. Këngëtarja pozoi lakuriq në vaskë, dhe postimi i saj u mbush shpejt me komplimente për pamjen e saj. Në foto, ajo relaksohet në një vaskë të madhe të rrethuar nga bimë, me dritë natyrale që depërton në hapësirë. Ajo e […]

Madhësia e shkronjave

Christina Aguilera postoi një foto në Instagram që tërhoqi shumë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Këngëtarja pozoi lakuriq në vaskë, dhe postimi i saj u mbush shpejt me komplimente për pamjen e saj.

Në foto, ajo relaksohet në një vaskë të madhe të rrethuar nga bimë, me dritë natyrale që depërton në hapësirë.

Ajo e mbuloi gjoksin me emoji fantazmash për të shmangur heqjen e fotos për shkak të rregullave të rrjetit social. Ajo i shkroi fotos mbishkrimin: “Pamja e fundit para Halloween-it”.

Komentet ishin plot lëvdata, me shumë ndjekës që vunë re se këngëtarja ende duket shkëlqyeshëm.

Aguilera shënoi gjithashtu festimin e Halloween-it të vitit të kaluar me një kostum mbresëlënës. Në një krijim nga stilistja Rafaela Pestritu, ajo u transformua në një sirenë dhe pozoi në një guask të madhe deti. Ajo shoqërohej nga i fejuari i saj Matthew Rutler, i cili veshi një kostum Triton për këtë rast.

Aguilera dhe Rutler u fejuan në vitin 2014, por ende nuk janë martuar. Ata u fotografuan për herë të fundit së bashku në publik më 19 korrik, në një event në New York.

Çifti ka një vajzë, Summer, e cila është 12 vjeçe. Këngëtarja ka edhe një djalë, Max, i cili mbushi 18 vjeç këtë vit, nga martesa e saj e mëparshme me producentin muzikor Jordan Bratman.

Komentet