Filkov: Pres përgjigje mbi bazën e të cilave fakte dhe argumente është marrë vendimi për të ndaluar hetimin për mazutin

Rajon

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov reagoi sot ndaj ndërprerjes së hetimit për mazutin. Ai pret përgjigje se pse u mor një vendim i tillë.”Vendimi për të ndaluar hetimin për prokurimin e mazutit është një tjetër goditje ndaj besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Në një kohë kur publiku pret sqarimin e dyshimeve për krime […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov reagoi sot ndaj ndërprerjes së hetimit për mazutin. Ai pret përgjigje se pse u mor një vendim i tillë.”Vendimi për të ndaluar hetimin për prokurimin e mazutit është një tjetër goditje ndaj besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Në një kohë kur publiku pret sqarimin e dyshimeve për krime dhe abuzime me vlerë miliona dollarë, po marrim një mesazh se rastet me interes të lartë publik po mbyllen pa një zgjidhje të plotë.

Si Ministër i Drejtësisë, besoj se ky vendim duhet të rishikohet urgjentisht. Pres transparencë të plotë nga Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe përgjigje të qarta mbi bazën e të cilave fakte dhe argumente është marrë një vendim i tillë. Në të njëjtën kohë, dhe përpara se Këshilli i Prokurorëve Publikë të dalë me një përgjigje se po e monitorojnë me vigjilencë situatën, është mirë që ata të dinë se vendime të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thotë Filkov.

Kreu i Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, Islam Abazi, mohoi thashethemet se ai ka ndikuar te kolegët e tij pas vendimit për të pezulluar hetimin për blerjen e mazutit në TEC-in e Negotinës. Reagimi i tij vjen pas kritikave të ashpra nga opozita OBRM-PDUKM, e cila e quajti këtë veprim “të diskutueshëm”./Telegrafi/