Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Shatri e përmendi sponsorin e podcastit tonë EXFIS si një shembull për shpërndarjen e mjeteve nga Ligji i Sponsorizimit.
Ai përgëzoi EXFIS-in për ndihmën që ata ua dhurojnë klubeve më pak të zhvilluara.
“Është e vërtetë që EXFIS-i sponzori juaj, të cilin e përshëndesim, e shpërndan sponsorizimin edhe sidomos në klubet të cilat kanë gjenerata të reja”.
“Rasti i 2 Korrikut edhe klubet të cilat janë më pak të zhvilluara, edhe klubeve të femrave kam parë viteve të fundit që është politikë e mirë, për arsye që të mos fokusohet vetëm te një klub, por të bëhet një shpërndarje”.
“Këto janë politikat e bizneseve të cilat i bëjnë për ta sponsorizuar një klub, por ajo që e përmenda më herët, kur ndryshohet ligji të ketë edhe kufizime që një sponsor të mos i jap po them 500 mijë ose 1 milion euro vetëm një klubi”, ka thënë Shatri mes tjerash.
Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/






