Vedat Muriqi po kalon një periudhë të jashtëzakonshme, duke realizuar pesë gola në vetëm katër ditë me Fenerbahçen dhe Kosovën.
Sulmuesi kosovar e nisi serinë më 20 shtator, kur shënoi katër herë në fitoren e thellë 8-0 të Fenerbahçes ndaj Eyüpsporit, në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.
Muriqi ishte protagonist absolut në atë takim, duke realizuar në minutat 7’, 21’, 47’ dhe 55’, për të kompletuar një poker golash.

Ishte vetëm hera e dytë në karrierën e tij që shënon katër gola në një ndeshje, ndërsa paraqitja ndaj Eyüpsporit e çoi në shtatë numrin e golave të tij për Fenerbahçen këtë sezon.
Vetëm katër ditë më vonë, më 24 shtator (e enjte), kapiteni i Kosovës vazhdoi serinë edhe me fanellën e Dardanëve.
Muriqi shënoi në minutën e 83-të ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke i dhuruar Kosovës fitoren 1-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.
Goli erdhi pas një goditjeje të Krasniqit që u kthye nga shtylla, me Muriqin që reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Kështu, brenda katër ditësh dhe vetëm dy ndeshjesh, Muriqi ka realizuar pesë gola – katër në Superligën turke me Fenerbahçen dhe një në Ligën e Kombeve me Kosovën.
Forma e tij është edhe më mbresëlënëse duke pasur parasysh se këto gola kanë ardhur në dy fanella të ndryshme dhe në dy gara të ndryshme, duke e konfirmuar momentin e shkëlqyer që po kalon sulmuesi dardan. /Telegrafi/





