Fenerbahce ndryshon qasje, e pranon dorëheqjen e trajnerit Kartal

Sport

Fenerbahce dhe trajneri Ismail Kartal kanë ndarë zyrtarisht rrugët, pasi drejtuesit e klubit kanë pranuar dorëheqjen e tij pas disa ditësh të trazuara. Situata dramatike nisi pas barazimit 1-1 të Fenerbahces ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, kur Kartal befasoi të gjithë duke njoftuar largimin e tij gjatë konferencës për media pas ndeshjes. Vendimi i […]

Madhësia e shkronjave

Fenerbahce dhe trajneri Ismail Kartal kanë ndarë zyrtarisht rrugët, pasi drejtuesit e klubit kanë pranuar dorëheqjen e tij pas disa ditësh të trazuara.

Situata dramatike nisi pas barazimit 1-1 të Fenerbahces ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, kur Kartal befasoi të gjithë duke njoftuar largimin e tij gjatë konferencës për media pas ndeshjes.

Vendimi i papritur erdhi pas një incidenti gjatë takimit, kur nga tribuna u hodh një shishe uji në drejtim të trajnerit.

Presidenti i klubit, Aziz Yildirim, fillimisht kishte refuzuar ta pranonte dorëheqjen të enjten mbrëma, duke deklaruar se drejtuesit ishin zënë në befasi nga vendimi i trajnerit dhe se Kartal do të vazhdonte në detyrë.

Megjithatë, situata ndryshoi gjatë orëve në vijim.

Kartal u largua nga vëmendja publike dhe nuk mori pjesë në stërvitje, ndërsa sipas gazetarit Yagiz Sabuncuoglu, drejtuesit e Fenerbahces kanë vendosur përfundimisht ta pranojnë ndarjen me trajnerin.

Ndërkohë, ende e paqartë se kush do ta marrë drejtimin e gjigantit turk, ku luan Vedat Muriqi./Telegrafi/