Klubi anglez, Evertoni po përpiqet shumë për të transferuar një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë kanë etiketuar objektivin kryesor.
David Moyes mbeti i frustruar në ditën e fundit të afatit të transferimeve të verës, pasi një marrëveshje për sulmuesin e Monacos, Folarin Balogun, dështoi në minutën e fundit dhe Beto dhe Iliman Ndiaye u larguan.
‘Toffees’ kanë zgjedhur të mos futen në tregun e lojtarëve të lirë, pasi kanë refuzuar transferimin e Mauro Icardit dhe ish-yllit Richarlison, me Moyesin që është i lumtur të presë deri në fillim të janarit.
🚨 Barcelona could receive €10M if Everton complete a €50M move for Palmeiras striker Vitor Roque.The Spanish club retained 20% of the Brazilian’s economic rights when they sold him to Palmeiras in February 2025.Palmeiras are unwilling to negotiate below €50M, while Everton have yet to submit a formal offer.(Source: @sport)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 5, 2026
Thierno Barry ka mbajtur barrën si sulmuesi i vetëm i Evertonit deri më tani në sezonin 2026/27, me tetë gola në të gjitha garat, por ai ka nevojë për mbështetje.
Sipas gazetës spanjolle Diario Sport, Moyes po shqyrton një ofertë të guximshme prej 50 milionë eurosh për ish-sulmuesin e Barcelonës, Vitor Roque, pas një rikthimi mbresëlënës në Brazil.
21-vjeçari kaloi një sezon të trazuar 2023/24 në Kataluni, përpara se të huazohej te Real Betis dhe më pas të kthehej te Palmeiras në vitin 2025.
Kaosi i kohës së tij te Barça nuk duket se i ka penguar ekipet evropiane të tregojnë interes, pasi shënoi 20 gola në sezonin e tij të parë në Amerikën e Jugut.
Moyes pritet të kërkojë një tarifë më të ulët, pasi Palmeiras është në dijeni se Barcelona merr 20% të çdo shitjeje të tij dhe në rast shitje në ato shifra atëherë klubi nga Camp Nou do të përfitonte 10 milionë euro. /Telegrafi/