“Më vjen keq për të”, ish-ylli i Barcelonës zbulon arsyen e rënies nga forma të Viniciusit

Sport

Samuel Umtiti ka reaguar ndaj formës së dobët që po kalon Vinicius Junior, duke shprehur keqardhje për situatën e sulmuesit brazilian dhe duke theksuar se ai është larg nivelit që e kishte shndërruar në një prej futbollistëve më vendimtarë në botë. Sulmuesi i Real Madridit po përballet me kritika të shumta për paraqitjet e tij, […]

Madhësia e shkronjave

Samuel Umtiti ka reaguar ndaj formës së dobët që po kalon Vinicius Junior, duke shprehur keqardhje për situatën e sulmuesit brazilian dhe duke theksuar se ai është larg nivelit që e kishte shndërruar në një prej futbollistëve më vendimtarë në botë.

Sulmuesi i Real Madridit po përballet me kritika të shumta për paraqitjet e tij, ndërsa sipas ish-mbrojtësit të Barcelonës, braziliani nuk po arrin më të bëjë diferencën si dikur.

Në një intervistë për radion RMC, Umtiti nuk i kurseu kritikat ndaj 25-vjeçarit, duke shprehur shqetësimin për rënien e tij në nivel.

“Më vjen keq për të! Ai nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë prej muajsh. Po has vështirësi në momentet vendimtare dhe po shpërdoron shumë raste. Ai nuk përbën më atë kërcënim të frikshëm që përbënte dikur”, deklaroi Umtiti.

Ish-reprezentuesi francez beson se një prej arsyeve që mund të ketë ndikuar në rënien e Viniciusit lidhet me zhgënjimin e tij pas humbjes së garës për Topin e Artë 2024.

Braziliani ishte një prej favoritëve kryesorë për ta fituar çmimin prestigjioz, por në fund trofeu shkoi te mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.

Sipas Umtitit, ky zhgënjim ka lënë gjurmë te sulmuesi madrilen dhe mund të ketë ndikuar në humbjen e shkëlqimit që e karakterizonte më parë.

“Shpresoja të largohej falas”, ish-ylli i Real Madridit me kritika të ashpra ndaj Viniciusit

“Ai është ndikuar shumë që kur nuk e fitoi Topin e Artë. Është e vështirë ta rikthejë atë shkëndijë që Vinicius kishte dikur”, shtoi ish-mbrojtësi i Barcelonës.

Kështu, Umtiti beson se Vinicius ka humbur një pjesë të cilësive që dikur i bënin kundërshtarët ta frikësoheshin sa herë që përballeshin me të në fushë./Telegrafi/

Komentet