Enti Shtetëror i Statistikave ka informuar se Eskporti i mallërave të prodhuara në Maqedoni të Veriut në vitin 2024 krahasur me vitin 2023 ka shënuar rënie, ndërsa importi pothuajse nuk ka lëvizur.
“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2024 është 479 464.9 milionë denarë [7,79miliardë Euro] dhe shënon rënie prej 6.45% në krahasim me vitin paraprak. Vlera e mallrave të importuara në vitin 2024 është 683 900.3 milionë denarë [11,11 miliardë Euro] që është për 0.42% më pak krahasuar me vitin paraprak,” informuan nga ESHS.
Mallërat me pjesëmarrja më e madhe në eksport janë: katalizatorët e mbajtësve me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe telash ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesët e sediljeve nga nëngrupi 821.1 i katalizatorë të tjerë të mbajtësve.
Në import më shumë janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç lëndëve të para), metale të tjera të grupit të platinit dhe legurat e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose pluhur dhe energjia elektrike.
Në vitin 2024, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën, që marrin pjesë me 48.3 % të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit import dhe eksport.Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 61.4% në totalin e këmbimit.






