Ëndrra e Ronaldos po bëhet realitet: Babë e bir pritet të ndajnë fushën sezonin e ardhshëm

Sport

Cristiano Ronaldo mund të jetë pranë shkrimit të edhe më shumë historie, pasi Al-Nassr po konsideron një promovim befasues të djalit të tij në skuadrën e parë. Talenti 15-vjeçar ka bërë jehonë me paraqitjet e tij në akademinë e klubit dhe pritet të ketë mundësinë të luajë përkrah babait të tij që nga sezoni i […]

Madhësia e shkronjave

Cristiano Ronaldo mund të jetë pranë shkrimit të edhe më shumë historie, pasi Al-Nassr po konsideron një promovim befasues të djalit të tij në skuadrën e parë.

Talenti 15-vjeçar ka bërë jehonë me paraqitjet e tij në akademinë e klubit dhe pritet të ketë mundësinë të luajë përkrah babait të tij që nga sezoni i ardhshëm.

Sipas Al Weeam, Al-Nassr po e shqyrton mundësinë që ta integrojë Ronaldo Jr në organikën e ekipit të parë për edicionin e ardhshëm.

I riu ka kaluar nëpër disa nga akademitë më prestigjioze të futbollit botëror, duke ndjekur të atin te Real Madridi, Juventusi dhe Manchester United, përpara se të vendosej në Arabinë Saudite.

Në moshën vetëm 15-vjeçare, një hap i tillë do të ishte një shenjë e fortë besimi në zhvillimin e tij fizik dhe teknik.

Ronaldo Jr mbetet figura kryesore e projektit të Al-Nassr edhe në moshën 41-vjeçare, ndërsa ideja që të dy të ndajnë të njëjtën fushë ka qenë prej kohësh një ëndërr për fituesin pesë herë të “Topit të Artë”.

Teksa Ronaldo vazhdon të ndjekë objektivin e 1,000 golave në karrierë, fakti që djali i tij mund t’i asistojë njërit apo më shumë prej atyre golave do të ishte një përmbyllje përrallore e një karriere tashmë legjendare.

Klubi pritet ta vlerësojë gatishmërinë e të riut në fund të sezonit aktual, përpara se të marrë vendimin përfundimtar mbi statusin e tij.

Entuziazmi rreth Ronaldo Jr mbështetet edhe nga statistika mbresëlënëse, të cilat sugjerojnë se ai e ka trashëguar instinktin e babait për gol.

Ai realizoi 58 gola në vetëm 23 ndeshje me ekipin U-9 të Juventusit dhe e ka ruajtur këtë formë edhe në shtetin e Gjirit, duke shënuar 56 gola në 27 ndeshje për Al-Nassr U-15, sipas The Sun./Telegrafi/

Si e vlerësoni këtë lajm?