Endriti dhe Benita në pikëpyetje pas “Prime”-it – veprimet në rrjete sociale flasin më shumë

Magazina

<div><div><img width="640" height="385" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814341-attachment-1024x616.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Endriti dhe Benita në pikëpyetje pas “Prime”-it – veprimet në rrjete sociale flasin më shumë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1231" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814341-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Endriti dhe Benita në pikëpyetje pas “Prime”-it – veprimet në rrjete sociale flasin më shumë" loading="lazy"></p>Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio u shfaq ish-i dashuri i saj, këngëtari Endri Elshani. Endri interpretoi para saj këngën e tij më të re, një performancë që e preku dukshëm Benitën, e cila</div>

Madhësia e shkronjave

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio u shfaq ish-i dashuri i saj, këngëtari Endri Elshani.
Endri interpretoi para saj këngën e tij më të re, një performancë që e preku dukshëm Benitën, e cila nuk i fshehu emocionet gjatë këtij takimi të papritur. Dyshja u ritakua pas muajsh nga ndarja e tyre, ndërsa momenti u përcoll me vëmendje të madhe edhe nga publiku.
Gjatë bisedës, Endri u shpreh se disa nga veprimet dhe sjelljet e Benitës brenda shtëpisë nuk i kishin pëlqyer nga jashtë, duke qenë i sinqertë në qëndrimin e tij. Megjithatë, ai theksoi se e respekton rrugëtimin e saj personal dhe zgjedhjet që ajo ka bërë.
Ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se menaxhmenti i Benitës nuk ka shpërndarë asgjë nga ky takim, ndonëse i është dhënë hapësirë përmbajtjeve të tjera gjatë “Prime”-it.
Po ashtu, as vetë Endri nuk e ka uruar Benitën në rrjetet sociale dhe nuk ka publikuar asnjë postim nga ky takim.
Ata madje nuk e ndjekin njëri-tjetrin fare në Instagram.