Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka shkëlqyer në stërvitjen e fundit të Juventusit, duke treguar cilësitë e tij të mëdha teknike.
Zhegrova ka përjetuar dy javë të fundit të këqija pasi gati u detyrua ta largohet nga Zonja e Vjetër në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Sulmuesi anësor prishtinas gjithashtu u la jashtë ekipit të Juventusit për Ligën e Evropës, ndërsa ishte afër të lihej edhe jashtë listës për ndeshjet e Serie A.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar dhe demotivuar aspak Zhegrovën, i cili ka vazhduar të stërvit me profesionalizëm duke pritur rastin e tij për lojë.
27-vjeçari u pa në formë të mirë në stërvitjen e fundit të Juventusit, duke treguar cilësitë e tij të mëdha teknike ndaj bashkëlojtarëve.
“Viktima” të Zhegrovës ishin mbrojtësit Gleison Bremer dhe Pierre Kalulu, të cilët i dribloi me një lehtësi të madhe dhe shënoi në portën e Guglielmo Vicarios. /Telegrafi/






