Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në “Facebook”, ku tregon momentet e prishjes nga policia të tendave të ngritura prej tij dhe mbështetësve të tij në trotuarin para Kryeministrisë. Sipas Lapajt, aty ai ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital për ekzaminime.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, thotë Lapaj në postimin e tij, teksa tregon atë që ndodhi. “Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur. Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi. I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shkruan ai.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, Lapaj publikon videon e re: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh
<div><div><img width="640" height="363" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811534-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, Lapaj publikon videon e re: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="674" height="382" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811534-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!”, Lapaj publikon videon e re: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh"></p>Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në “Facebook”, ku tregon momentet e prishjes nga policia të tendave të ngritura prej tij dhe mbështetësve të tij në trotuarin para Kryeministrisë. Sipas Lapajt, aty ai ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në spital për ekzaminime. “Edi</div>






