​Në Ksamil rrezikuan të mbyteshin në det, Policia detare shpëton pesë turistë

Nacionale

Pesë turistë suedezë janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, pasi rrezikuan të mbyteshin në det. Efektivët konstatuan një mjet lundrues tip pedalon, me pesë shtetas të huaj në bord, të cilët kishin kërkuar ndihmë pasi mjeti kishte pësuar vështirësi dhe ekzistonte rreziku i mbytjes. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke u dhënë […]

Madhësia e shkronjave

Pesë turistë suedezë janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, pasi rrezikuan të mbyteshin në det.

Efektivët konstatuan një mjet lundrues tip pedalon, me pesë shtetas të huaj në bord, të cilët kishin kërkuar ndihmë pasi mjeti kishte pësuar vështirësi dhe ekzistonte rreziku i mbytjes.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke u dhënë ndihmën e nevojshme turistëve, si dhe duke tërhequr pedalonin drejt bregut.

Të pesë turistët u nxorën në breg në mënyrë të sigurt dhe, fatmirësisht, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, raporton RTSH.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë të jenë të angazhuara për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare, veçanërisht gjatë sezonit turistik.