E kryer, bomba e afatit kalimtar veror vjen në momentet e fundit – Enzo Fernandez te Man City

Sport

Manchester City ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e mesfushorit Enzo Fernandez, në një marrëveshje të bujshme me vlerë mbi 125 milionë funte (146 milionë euro), raporton Fabrizio Romano. Pas negociatave të gjata mes dy klubeve, Chelsea ka dhënë miratimin për shitjen e reprezentuesit të Argjentinës. Fernandez tani pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, përpara […]

Madhësia e shkronjave

Manchester City ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e mesfushorit Enzo Fernandez, në një marrëveshje të bujshme me vlerë mbi 125 milionë funte (146 milionë euro), raporton Fabrizio Romano.

Pas negociatave të gjata mes dy klubeve, Chelsea ka dhënë miratimin për shitjen e reprezentuesit të Argjentinës.

Fernandez tani pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore, përpara se të finalizojë transferimin e tij te Manchester City.

Sipas Romanos, mesfushori dëshironte vetëm transferimin te Man City, ndërsa preferenca e tij për klubin anglez ka luajtur rol kyç në arritjen e marrëveshjes.

Nëse transferimi finalizohet, Fernandez do të bëhet një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e Manchester Cityt. /Telegrafi/