Brighton ka arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e mesfushorit spanjoll Chema Andres për rreth 27 milionë euro. 21-vjeçari bëhet një tjetër investim i madh i klubit anglez në talentet e reja.
Përfitues nga kjo marrëveshje është edhe Real Madridi, që kishte mbajtur 50% të të drejtave të lojtarit pas shitjes së tij te Stuttgart verën e kaluar për 6 milionë euro.

Si rrjedhojë, madrilenët do të arkëtojnë rreth 11.5 milionë euro nga transferimi i tij te Brighton.
Andres është produkt i akademisë së Real Madridit dhe sezonin e kaluar pati një paraqitje të rëndësishme me Stuttgartin në Bundesligë. Mesfushori regjistroi 39 paraqitje dhe 1,939 minuta në të gjitha garat.
Spanjolli shënoi gjithashtu katër gola dhe dy asistime, duke treguar potencialin e tij edhe në fazën ofensive, përfshirë disa gola nga goditjet standarde.
Chema Andrés bëhet nënshkrimi i dhjetë i Brightonit në këtë afat kalimtar, me klubin anglez që vazhdon politikën e tij të investimit te talentet e rinj.
Në total, “Pulëbardhat” kanë shpenzuar rreth 191.5 milionë euro për këta lojtarë: Luka Vušković nga Tottenham për rreth 62.1 milionë euro, Zadok Yohanna nga AIK për 32.2 milionë euro, Pascal Struijk nga Leeds për 26.7 milionë euro dhe Chema Andrés nga Stuttgart për rreth 26.5 milionë euro.
Në listë janë edhe Jaouen Hadjam për rreth 14.9 milionë euro, Olympiacos për 14.6 milionë euro, Michael Svoboda nga Venezia për 5.8 milionë euro, Matías Orozco nga Deportivo Cali për 4.7 milionë euro, Rodrigo Rego nga Benfica për 4 milionë euro dhe Promise David nga Union Saint-Gilloise. /Telegrafi/





