Manchester City është pranë finalizimit të një kontrate të re për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, pavarësisht se kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2028.
Kampionët anglezë janë të etur ta lidhin 24-vjeçarin me një kontratë afatgjatë për të siguruar që ai të mbetet në Etihad.
Mbrojtësi kroat ka tërhequr interes serioz nga Real Madridi, Barcelona dhe Bayern, por burimi i brendshëm i gazetarit Ben Jacobs thotë se një marrëveshje rinovimi do të arrihet së shpejti.
“Josko Gvardiol po negocion me Manchester Cityn për një zgjatje të kontratës. Bayern gjithashtu ka treguar interes për mbrojtësin kroat, i cili dërgoi një kërkesë, ndërsa Barcelona gjithashtu ka shqyrtuar mundësinë e sjelljes së tij”.
“Manchester City dëshiron ta mbajë Gvardiolin dhe negociatat deri më tani për një kontratë të re kanë qenë pozitive”, thuhet në postimin e Jacobs.
Gvardiol, i cili fitoi çmimin e ‘Lojtarit të Sezonit’ të klubit në sezonin 2024/25, bëri vetëm 25 paraqitje në të gjitha garat sezonin e fundit, kryesisht për shkak të një frakture në këmbë që pësoi në janar që e mbajti jashtë fushave për katër muaj.
Sipas Transfermarkt, kroati vlen 70 milionë euro dhe iu bashkua Cityt në gusht të vitit 2023 për 90 milionë euro nga RB Leipzig, teksa më parë ka luajtur edhe për Dinamo Zagrebin.
Gvardiola aktualisht po përgatitet për Kupën e Botës, ku do të luajë kundër Anglisë, Ganës dhe Panamasë. Ai ka 48 ndeshje dhe ka katër gola për Kroacinë, duke fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës të kaluar në Katar. /Telegrafi/






