Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime

Rajon

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë.Durmishi shkruan se Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime. “Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar. Ata që e shkatërruan Tetovën, […]

Madhësia e shkronjave

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar lidhur me protestën e sotme të organizuar nga BDI në qytetin e Tetovë.Durmishi shkruan se Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime.

“Tetovarët nuk ranë pre e provokimeve, as tentimit që dikush të shpërlahet për një problem që vetë e ka gatuar.

Ata që e shkatërruan Tetovën, e lanë në baltë dhe e sollën buzë dështimit total, sot morën përgjigjen më të qartë nga vetë tetovarët.Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk është vend ku dikush mund t’i lajë gjynahet e veta. Tetova është kockë e fortë që nuk kapërdihet.

E drejta për protestë respektohet gjithmonë. Por Tetova nuk pranon të përdoret për lojëra të errëta politike”, shkruan Durmishi./Telegrafi/