“Dosja Negreira” trondit futbollin spanjoll, Real Madridi i kërkon UEFA-s t’i heqë Barcelonës të gjitha trofetë e fituara

Sport

Real Madridi i është drejtuar UEFA-s me një kërkesë që Barcelonës t’i hiqen të gjithë trofetë e fituar gjatë periudhës kur klubi katalunas kishte marrëdhënie financiare me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, raporton AS. Sipas mediumit spanjoll, klubi madrilen i ka kërkuar Barcelonës të dorëzojë dokumentacionin për periudhën 2010-2018, […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi i është drejtuar UEFA-s me një kërkesë që Barcelonës t’i hiqen të gjithë trofetë e fituar gjatë periudhës kur klubi katalunas kishte marrëdhënie financiare me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA), Jose Maria Enriquez Negreira, raporton AS.

Sipas mediumit spanjoll, klubi madrilen i ka kërkuar Barcelonës të dorëzojë dokumentacionin për periudhën 2010-2018, me qëllim që të verifikohet se çfarë masash kontrolli kishte marrë klubi për parandalimin e korrupsionit në sport dhe nëse ato masa ishin zbatuar realisht.

Çështja “Negreira” shpërtheu në vitin 2023, kur Barcelona dhe drejtuesit e saj u akuzuan për ryshfet në lidhje me pagesat e bëra ndaj Negreiras, i cili në atë kohë mbante postin e zëvendëspresidentit të CTA-së pranë Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

Hetimet zbuluan se Barcelona kishte kryer pagesa prej disa milionë eurosh ndaj kompanive të lidhura me Negreiran gjatë periudhës 2001-2018.

Gjykata spanjolle e konsideroi këtë çështje si një vepër penale, duke hapur një proces që vazhdon të jetë nën hetim.

Në rast se UEFA do ta shqyrtonte dhe pranonte kërkesën e Real Madridit, kjo mund të sillte pasoja të mëdha për historinë sportive të Barcelonës dhe trofetë e fituar gjatë viteve të përfshira në hetim. /Telegrafi/